“Guardians of the Galaxy Vol. 2” mbledh 145 milionë dollarë në vikendin e parë

5:34 am 08.05.17

 

Ashtu siç ishte parashikuar, filmi i ri nga Disney-Marvel, “Guardians of the Galaxy Vol. 2” ka debutuar në vendin e parë të ‘box office’-it amerikan duke arkëtuar 145 milionë dollarë.

Filmi është një vazhdimësi e filmit të parë nga viti 2014 i cili në atë kohë arriti t’i sjell krijuesve fitim prej 773 milionë dollarë nga paraqitjet nëpër mbarë botën.

Aventura e re e ‘guardianëve’ ka arritur të mbledh rreth 282 milionë dollarë nga shfaqjet nëpër kinematë gjithandej botës përgjatë dy javëve të fundit.

Ndërkohë, gjatë vikendit në vendin e dytë është pozicionuar filmi “The Fate of the Furious” me 8.5 milionë dollarë të fituara, duke rritur bugjetin në 207 milionë dollarë nga katër javët e shfaqjeve.

Në vendin e tretë është “The Boss Baby” nga 20th Century Fox duke sjellë fitim prej 156.7 milionë dollarë nga kinematë amerikane përgjatë gjashtë javëve të shfaqjes.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM