Grupi Poliça tregon detaje për albumin e ri

3:43 pm 09.11.17

 

Synthpop bendi amerikan, Poliça, ka paralajmëruar albumin e ri Music for the Long Emergency.

Albumi do të dal më 16 shkurt dhe për te bendi është bashkuar me kolektivin orkestral nga Berlini, stargaze.

Albumi është krijuar 18 muaj pasi të dy grupet u takuan në Berlin gjatë vitit të kaluar.

Singli i parë i lëshuar është ‘How Is This Happening’ që është shkruar nga vokalistja Channy Leaneagh vetëm një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA vitin e kaluar.

“Ishte një shembull i efekteve shëruese në të bërit muzikë me shokët. Dhe, derisa jo domosdoshmërisht i bënë gjërat më mirë, atëherë ndërton një komunitet.” ka thënë vokalistja e Poliça.

Më poshtë, dëgjoni këngën ‘How Is This Happening’ dhe mund të shikoni tracklistën e albumit të ri.

 

 

Music for the Long Emergency:

01 Fake Like
02 Marrow
03 Speaking of Ghost
04 Agree
05 Cursed
06 How Is This Happening
07 Music for the Long Emergency

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM