Greqi, arrestohet rusi që pastroi 4 miliardë dollarë me Bitcoin

8:02 pm 26.07.17

 

Një shtetar rus është arrestuar të martën paradite në Greqi pasi është i kërkuar nga Shtetet e Bashkaura nën dyshimet se ka pastruar 4 miliardë dollarë përmes transaksioneve me monedhën virtuale Bitcoin.

38-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka mohuar të jetë përfshirë në ndonjë operacion të tillë, por gjasat janë që ai të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara.

Policia greke sekuestroi pajisje elektronike si telefonë celularë, dy kompjuterë laptop dhe 5 tableta të gjetura në dhomën e tij e hotelit, transmeton Top Channel.

Personi akuzohet se ka pastruar gati 4 miliardë dollarë që nga viti 2011, duke përdorur monedhën dixhitale Bitcoin.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM