Gorillaz surprizojnë me një këngë të re

6:26 pm 31.10.17

 

Gorillaz kanë shpërndarë një këngë të re ku bashkëpunojnë me rep këngëtaren britanike Little Simz.

‘Garage Palace’ u dha premierë në emisionin e Zane Lowe, Beats 1, gjatë ditës së martë.

“Më bëri përshtypje individualizmi i saj. Ajo nuk është pjesë e skenës, çka është mirë për te.” ka thënë frontmeni Damon Albarn për këngëtaren Simz.

Kënga e re pritet që tani e tutje të performohet nëpër koncertet e Gorillaz. Bendi është në turne botëror duke promovuar albumin Humanz.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM