Google dhe Facebook, në garë drejt majave

3:31 pm 01.02.16

Në rrugëtimin e pandalshëm drejt kulmit të suksesve, duket se kompania Google do ta kalojë shumë shpejt kompaninë Apple.

Megjithatë, është Facebook ai nga i cili “trembet” Google.

Sipas Wall Street Journal, ajo që ndan dy kolosët e teknologjisë janë vetëm 15 miliardë në kapitalizimin e tregut. Në rrezik në këtë rast, është tregu i reklamave dixhitale mobile, ku Facebook ka bërë hapa gjigantë.

ooo

Është pikërisht reklamimi që do të jetë ‘termometri’ i tremujorit të Google, duke pritur këtë të hënë mbylljen e bursave të Wall Street.

Google ka 33% të të ardhurave të tregut global të internetit mobile, kundrejt 17% të Facebook. Por rrjeti social ka qënë më i shpejtë për të lëvizur drejt ‘mobile’, dhe kjo mund ti kushtojë shumë Google. Analistët presin një rritje të të ardhurave për aksionet e Google 18% në 8.10 dollarë për aksion.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM