Goditi për vdekje dy femra në kryeqytet, dënohet me 3 vjet e gjysmë burg

10:29 am 04.03.19

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi me 22 tetor të vitit të kaluar në rrugën “B” në Prishtinë i mori jetën dy vajzave të reja.

30-vjeçarja, me inicialet L.A., ndërroi jetë menjëherë si pasojë e mos-përballimit të plagëve të marra nga goditja e veturës. Kurse 23-vjeçarja tjetër, F.R., ndërroi jetë disa ditë më vonë.

Policia e Kosovës kishte arritur të arrestojë ngasësin e veturës BMW, Luftrim Musaj, 20-vjeç.

20-vjeçari u dënua sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Familjarë të viktimës, L.A kanë thënë për Indeksonline se ky dënim është skandaloze.

“Luftrim Musaj i cili shtypi dy vajza me veturë dhe të dyja ndërruan jetë është dënuar me vetëm 3 vite  6 muaj burgim. Vendimi në fjalë është skandaloz për neve familjarët”, ka thënë një pjesëtar i familjes.

Familjarët janë shprehur të revoltuar me vendimin në fjalë pas përfundimit të seancës gjyqësore./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM