Global Peace Index: Kosova vendi më i rrezikuar në rajon

7:36 pm 08.06.18

 

Bota është bërë një vend edhe më i rrezikshëm gjatë vitit të kaluar, thuhet në Raportin Global për Paqen (Global Peace Index).

Instituti për ekonomi dhe paqe me seli në Sidney të SHBA-së ka botuar këto ditë raportin e tij të 12 me radhë ku thuhet se gjendja e paqes është keqësuar gjatë vitit të kaluar në 92 vende të botës, ndërsa në 71 është më e mirë, transmeton Koha.net.

Kjo do të thotë se trendi negativ i keqësimit të gjendjes po vazhdim plot katër vite me radhë.

Kosova është sipas këtij Indeksi vendi më i rrezikuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo renditet në vendin e 92 nga të gjitha vendet e hulumtuara. Shqipëria renditet në vendin e 52 ndërsa Serbia në vendin 54. Nga vendet e Ballkanit më së miri janë renditur Sllovenia (11) dhe Kroacia (27). Mali i Zi është në vendin e 58, Maqedonia 87 dhe Bosnje-Hercegovina 89. Shikuar nga ky sondazh, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë vendet me nivelin më të dobët të paqes stabile në rajon, që nuk befason shumë kur shikohen tendosjet nacionale dhe territoriale në këto vende.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM