Glenny: Serbia do të detyrohet të pajtohet me njohjen e Kosovës

12:07 pm 09.10.17

 

Para se të pranohet në Bashkimin Evropian, Serbia do të detyrohet të pajtohet me njohjen e Kosovës shtet të pavarur.

Kështu ka thënë Misha Glenny, gazetar dhe njohës i rrethanave ballkanike, gjatë një bisede për gazetën serbe Blic.

Kur është pyetur se pse për vendet perëndimore kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Serbisë në BE, çështja e dialogut të Beogradit e Prishtinës është më i rëndësishëm se sa të drejtat e serbëve e të shqiptarëve, është përgjigjur:

“Nëse mendoni për të drejtat e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë, atëherë këtë çështje BE do ta zgjidhte me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për shkak të qëndrimit dominues në BE (ose në Gjermani e Francë ) që Kosova të trajtohet vend i ndarë. Në këtë kuptim, ajo çfarë po ngjan në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicionin e BE-së ndaj Serbisë. Megjithëkëtë, është tepër e qartë se Gjermania me shumicën përkrahjes në Bashkimin Europian, ka vendosur që Serbia do të detyrohet që të pajtohet de fakto me njohjen e Kosovës shtet i pavarur paka para se të pranohet në Bashkimin Europian”, transmeton Koha.net.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM