Gjysma e drejtuesve të UP-së ‘nuk justifikojnë titujt akademikë’

10:19 am 16.02.17

pr

 

Të dhënat e paraqitura në një hulumtim të Organizatës për ngritjen e cilësisë në arsim, ORCA, tregojnë se si gjysma e drejtuesve të Universitetit të Prishtinës nuk i justifikojnë titujt akademikë që mbajnë.

Në hulumtimin e publikuar me titull “Integriteti akademik i drejtuesve të Universitetit të Prishtinës”, thuhet se nga 5 anëtarë të Këshillit drejtues të Universitetit të Prishtinës të verifikuar nga ORCA, 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë, transmeton Koha.net.

Po ashtu, sipas raportit, 5 anëtarët e verifikuar nuk i justifikojnë titujt akademikë sipas rregullativës aktuale të UP-së, nëse nuk numërohen edhe punimet në revista që nuk përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM