Gjykata shpall të pafajshëm Fatmir Limajn

7:04 pm 24.11.17

 

Gjykata në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai është shpallur i pafajshëm për akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim të pozitës gjatë kohës sa ka shërbyer si ministër i Transportit në vitet 2008-2010.

Edhe të akuzuarit e tjerë në këtë rast – ish-truproja e Limajt, Shpejtim Telaku, ish-këshilltari i tij politik, Endrit Shala, dhe Nexhat Krasniqi e Forim Zuka, janë liruar nga akuzat, transmetom Radio Evropa e Lirë.

Limaj, Shala dhe Krasniqi akuzoheshin për krim të organizuar, shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM