Gjykata nuk lejon fuqizimin e plotë të planit për ndalim-udhëtimet në SHBA

9:52 am 20.07.17

 

Urdhëri i presidentit amerikan Donald Trump që të ndaloj futjen në Shtetet e Bashkuara, përkohësisht, për qytetarët e gjashtë vendeve me shumicë myslimane nuk do të mund të zbatohet i tëri.

Vendimi më i fundit i Gjykatës Supreme në SHBA thotë se ky urdhër nuk mund të ndaloj hyrjen e personave nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë familjarë në SHBA, duke përfshirë gjyshërit dhe kushërinjtë.

Mirëpo gjykata i ka dhënë më shumë liri qeverisë për të forcuar masat për pjesën tjetër të vendimit, në të cilin përfshihen refugjatët dhe personat tjerë nga këto vende, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Vendimi i Gjykatës Supreme tani duhet të zbatohet ashtu që, personat nga Irani, Sudani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni, që kanë gjyshër, nipa, mbesa, kushërinj, dhe anëtarë tjerë të familjes, nuk preken nga urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të hyrjes në SHBA.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM