Gjykata dënon me kusht katër deputetët e Vetëvendosjes

4:30 am 04.01.18

 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për rastin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për hedhjen e gazin lotsjellës në ambientet e Kuvendit.

Gjykata i ka shpallur fajtorë katër deputetët: Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Deputeti Albin Kurti është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për përdorim të armës, përkatësisht hedhje të gazit lotsjellës, si dhe 6 muaj për pengim të personit zyrtar. Dënimi i tërësishme: 1 vit e 6 muaj burgim.

Deputetja Albulena Haxhiu është dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim si dhe 4 muaj për pengim të personit zyrtar. Dënimi i tërësishme 1 vit e 6 muaj.

Donika Kadaj-Bujupi për përdorim të armës [gazit lotsjellës] është dënuar me 1 vit e 3 muaj dhe 6 muaj për pengim të personit zyrtar. Dënimi i tërësishëm 1 vit e 6 muaj.

Ndërsa, deputeti Faton Topalli për përdorim të armës është dënuar me 1 vit burgim, si dhe për pengim të personit zyrtar me 3 muaj burg. Dënimi i tërësishme: 1 vit e dy muaj burg.

Të gjitha këto dënime janë me kusht, kështu që deputetët nuk do të detyrohen të vuajnë dënimin me burg. Ata mund të dërgohen në burg, vetëm nëse brenda periudhës 2-vjeçare përsërisin veprën.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM