Gjatë 2017-ës Shqipëria importoi ushqim më së shumti nga Italia dhe Greqia

12:50 pm 22.03.18

 

Gjatë vitit 2017 Shqipëria ka importuar produkte agro-ushqimore në vlerë 112.7 miliardë lekëve.

TV SCAN ka zbardhur listën e 10 shteteve kryesore që furnizojnë tregun shqiptar të agroushqimit, duke treguar kështu edhe nga orientohet më së shumti konsumit, transmeton LajmiiFundit.al

Pjesën më të madhe të tregut e zënë produktet italiane, ku vetëm gjatë 2017-ës kanë hyrë në Shqipëri 115 .1 mijë ton produkte me vlerë 18.5 miliardë lekë. Vendin e dytë e zë Greqia me 14.4 miliardë lekë importe, dhe më pas renditet Serbia, Rusia, Turqia, Polonia, Brazili, Gjermania.

Ndër vendet e fundit të listës së 10 shteteve kryesore që furnizojnë konsumatorët shqiptarë, renditen Kosova e cila ka sjellë në treg 3 miliardë lekë produkte gjatë vitit që lamë pas dhe Bullgaria me 2.95 miliardë lekë.

Ndërkaq, janë një sërë shtetesh të tjera që zënë një peshë të rëndësishme në tregun agro-ushqimor shqiptar, me vlera të konsiderueshme importesh, nga 1 miliardë deri në 2.7 miliardë lekë siç janë Austria, Spanja, Ekuadori, Kanadaja, Ukraina, Maqedonia, Holanda, Kroacia, Hungaria etj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM