Gjashtë këngët që definojnë jetën, dashurinë, football-in dhe familjen e Pep Guardiola

12:36 pm 26.10.18

 

Një një fëmijë modest i cili luante futboll në rrugët boshe, deri tek menaxheri që sundoj lojën dhe tani babai i cili ik nga të gjithat duke u mbyllur vet në dhomë me muzikën e tij të preferuar.

.I njohur si strategu super i ftohtë e sipas disave edhe i pa mëshirshëm, për herë të parë ka paraqitur para opinionit anën e personalitetit të tij, të panjohur deri tani. Pep Guardiola, menaxheri i Manchester City, në një intervistë ekskluzive për BBC Radio 5 Live, ka folur më shumë për personalitetin e tij, për atë se çka i pëlqen dhe çka e irriton dhe detaje tjera nga jeta e përditshme. Guardiola, një nga menaxherët më të suksesshëm dhe rrjedhimisht më të paguarit momentalisht në botë, për shkak të disa veprimeve në të kaluarën dhe qëndrimit shumë të ftohtë gati pa emocione në punën e tij nuk mund të lavdërohet se ka ndonjë grup të madh të fansave në botë, natyrisht jashta tifozëve të Man City me të cilët edhe këtë vit Pepe është duke synuar titullin e Premiere League`s.

Gjatë kësaj interviste Guardiola radhit edhe gjashtë këngë që siç u shpreh vet e përshkruajnë më së miri relacionin, qëndrimet dhe mënyrën se si ai e sheh jetën, dashurinë, futbollin dhe familjen.

  1. Don’t Look Back in Anger, by Oasis. (1996) “..Slip inside the eye of your mind                                                                                                                Don’t you know you might find                                                                                                                                A better place to play”
  2. Guardiola: “Është një kryevepër, thjeshtë e dua këtë këngë. Sa herë dal me shokët e këndojmë bashkë këtë këngë”.

 

  1. The Healing Day, by Bill Fay (2012)

“..It will be OK on the healing day

No more coldest place

On the healing day”

 

  1. Guardiola: “Më pëlqen shumë Bill Fay. Kjo këngë gjithmonë do të më përkujtoj kohën fenomenale që po e kaloj në Manchester.

 

  1. Fiesta, by Joan Manuel Serrat (1970)

“..Today the aristocrat and the villain

The famous and the infamous

Dance and hold hands wthout caring what they look like

 

  1. Guardiola: “Serrat është një nga këngëtarët më të njohur katalunas dhe unë e dëgjoj shumë. Kjo këngë gjithmonë më sjell gëzime.”

 

  1. Amor Particular, by Lluis Llach (1984)

“..Together, we have walked

In joy together, in sorrow together

And very often, you have filled the emptiness of my words..

 

  1. Guardiola: “Kjo është kënga më e mirë e dashurisë (best love song). Shumë herë kur e dëgjoj këtë këngë me miqtë e mi anglez dëshiroj dhe tentoj që të ja u përkthej në mënyrë që edhe ata ta kuptojnë se pse kjo është the best love song”.

 

  1. New York, New York, sung by Frank Sinatra (1980)

“..I want to wake up

In a city that doesn’t sleep

And find I’m king of the hill

Top of the heap...

 

  1. Guardiola: “Çka të them për këtë këngë apo për Sinatrën apo për New York, e gjitha është thënë. Thjeshtë, më pëlqen shumë. Më pëlqen edhe qyteti i New Yorkut, ka një karizëm unike”.

 

  1. Your Song, by Elton John (1970)

“..My gift is my song

And this one’s for you..”.

 

  1. Guardiola: “ Një nga ëndrrat e mija që nga koha kur isha 18, 19 vjeçar është që ta shoh një koncert të Elton John. E mbaj mend posaçërisht këtë këngë, mu nga kjo kohë, kur posa fillova të luaj si profesionist për Barcelonën”.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM