Gigi Hadid vendoset në ballinën e numrit të parë të Vogue Arabia

1:29 pm 02.03.17

vog2

 

Numri i parë i revistës Vogue Arabia do të dal gjatë këtij muaji, dhe personazhi i parë në ballinën e saj do të jetë modelja Gigi Hadid.

“Duke qenë gjysëm-palestineze, kjo do të thotë shumë për mua të jem e para në ballinën e Vogue Arabia.” ka shkruar Hadid në faqen e saj në Instagram.

Dy edicione të ndryshme të revistës do të botohen në numrin e parë, një në gjuhën angleze dhe një në atë arabe, transmeton BBC.

“Mendoj se e bukura e kësaj, e të pasurit edicione ndërkombëtare të Vogue, është se si komunitet i modës jemi në gjendje të festojmë dhe ndajmë me botën kulutura të ndryshme,” ka thënë modelja.

Ndërkohë, princesa saudite Deena Aljuhani Abdulaziz është caktuar si kryeredaktore e revistës së re që botohet nga Conde Nast International.

 

vog1

vog3

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM