Gesaffelstein dhe The Weeknd publikojnë këngën e re “Lost in the Fire”

10:59 am 11.01.19

The Weeknd është kthyer me muzikë të re në vitin 2019. Pasi bashkëpunoi me Gesaffelstein në EP-in e suksesshëm “My Dear Melancholy” vitin e kaluar, sërish dyshja kanë realizuar këngë të re. Kënga “Lost in the Fire” u lansua si premierë në episodin e tretë të emisionit të The Weeknd në Apple Music Beats.

Siç ka ndodhur në prodhimet e kaluara të Gesafellstein, The Weeknd sërish shquhet për teknikën e jashtëzakonshme të interpretimit. Gessafelstein është producent i shumë hiteve si “I Was Never There”, “Hurt You”, e të tjera nga albumi i vitit të kaluar.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM