George Ezra, Daniel Radcliffe dhe Jodie Comer në mesin e personazheve më me ndikim sipas listës Forbes ‘nën 30’

7:26 pm 12.02.19

George Ezra, Daniel Radcliffe dhe Jodie Comer janë ndër personazhet kryesore në listën e Forbes 30 ‘nën 30’ për vitin 2019. Rangimi prestigjioz i të famshëmve me ndikim gjithashtu përfshin Ella Mai, Jorja Smith, aktores Lily James dhe modelit Iskra Lawrence. Lista vjetore i celebron 300 yje të rinj nga Evropa, duke filluar nga fytyrat e establishuara deri te yjet e ardhshëm të cilët kanë treguar ndikim në fushat e tyre individuale.

Alex Wood, redaktor i Forbes Evropës, tha: “Katër vjet pas nisjes së saj, lista 30 nën 30 në Evropë vazhdon të jetë jo vetëm një masë përcaktuese e suksesit për gjeneratën e ardhshme të liderëve të rajonit, por gjithashtu një burim fuqizimi për të gjithë ata që hyjnë në listë.

“Kemi kërkuar në të gjithë Evropën për të identifikuar 300 ndërmarrës, inovatorë më revolucionarë në dhjetë sektorë të ndryshëm, të cilët po ndryshojnë lojën në të gjithë rajonin dhe në të gjithë globin”. Lista gjithashtu përfshiu edhe Letitia Wright, e cila fitoi çmimin BAFTA Rising Star të dielën në mbrëmje. Poashtu ne kemi pasur dy Kosovare që vitin e kaluar kanë hyrë në listën e Forbes nën 30, Blinera Meta dhe Dafina Olluri nga Open Data Kosovo ishin dy fytyrat e listës së Forbes, për më shumë mund të lexoni këtu./UrbanFm/

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM