Gazetarët ftohen të përcjellin mbylljen e zonës së testimeve bërthamore

10:42 am 22.05.18

 

Gazetarë nga mediat perëndimore dhe ato kineze janë ftuar në Korenë Veriore për të qenë dëshmitarë të mbylljes së zonës së testimeve bërthamore.

Koreja Veriore ka ftuar një mori mediash për të dëshmuar mbylljen e zonës Punggye-ri këtë javë mirëpo jo edhe ekspertë teknikë, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për “mbyllje të përhershme dhe të pakthyeshme e cila mund të inspektohet plotësisht”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Oferta e Koresë Veriore të izoluar për të mbyllur zonën e testimeve bërthamore është konsideruar kyçe drejt rrugës së pajtueshmërisë, pas disa muajsh tensione në mes të Phenjanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Sidoqoftë ambienti i përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike është dëmtuar pasi Koreja Veriore ka kërcënuar javën e kaluar me tërheqje nga samiti i planifikuar më 12 qershor në Singapor në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM