GAP: Ndërtimi i ‘Kosovës së Re’ ndikon në ekonomi, ambient, shëndet dhe në zhvendosjen e popullsisë

3:17 pm 15.04.18

 

Përmes një konference,  Instituti GAP ka prezantuar analizën ‘Ndikimi i TC ‘Kosova e Re’ në tarifat e energjisë elektrike’,  bërë rreth ndikimit që do të ketë tek qytetarët ndërtimi i këtij termocentrali.

Agron Demi, analist i politikave në Institutin GAP, theksoi se propozimi fillestar për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova C’ u paraqit në vitin 2005, ku me Strategjinë e Energjisë (2005-2015), Qeveria e Kosovës planifikoi ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 2,100 MW dhe një kosto prej 3.5 miliardë euro.

“Fillimisht u propozua që termocentrali i ri të ketë kapacitet prej 1000 MW, për t’u ndryshuar më vonë në 600 MW. Në mars 2012 Qeveria e Kosovës dërgoi tek katër kompanitë e parakualifikuara thirrjen finale për ofertim. Nga katër kompanitë e parakualifikuara, më 23 nëntor 2015 u shpall ofertuesi i vetëm – Contour Global. Përkundër asaj se thirrja për ofertim ishte dërguar duke u bazuar në Ligjin për prokurimin publik, i cili parasheh si të suksesshëm një proces tenderues me së paku dy oferta, Qeveria nuk e anuloi procesin përkundër marrjes së vetëm një oferte. Fillimisht Qeveria u arsyetua se procesi është shpallur dhe menaxhuar duke u bazuar në rregullat e Bankës Botërore, më vonë ky arsyetim u ndryshua duke thënë se është projekt i partneritetit publiko-privat. Duke filluar nga 2018, do të filloj faza e prokurimit për zgjedhjen e ndërtuesit të termocentralit “Kosova e Re”, për tu finalizuar gjatë 2019 pjesa financiare dhe data e transferit të lokacionit. Më 2019 do të filloj edhe ndërtimi i termocentralit, i cili do të përfundohet dhe filloj prodhimin në vitin 2023”, ka thënë Demi, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu theksoi se ndërtimi i ‘Kosovës së Re’ është projekt i cili ka ndikim të gjithanshëm në ekonomi, buxhetin e shtetit, shëndet, ambient, zhvendosje të popullsisë, borxhin publik e ndikime tjera.

Por në këtë raport të shkurtër, Instituti GAP ka analizuar vetëm ndikimin në tarifa të energjisë që do të ketë ndërtimi i termocentralit të ri sipas marrëveshjes së nënshkruar.

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM