Galaxy S7 me madhësi të ndryshme ekrani

10:41 am 29.12.15

Samsung Galaxy S7 do të vijë me dy madhësi të ndryshme ekrani, sipas një lajmi të South Korea’s ET News.

Një version do të ketë një ekran të sheshtë prej 5.2 inç, ndërsa i dyti, varianti “Edge” do të ketë një ekran të lakuar prej 5.5 inç.

Më herët është folur se Galaxy S7 do të ketë një ekran prej 5.7 inç, e njëjta përmasë si S6 Edge Plus. Lançimi i S7 me dy përmasa ekranesh do të jetë një ndryshim i strategjisë së Samsung. Taktikat do të jenë të krahasueshme me ato të përdorura nga Apple, me iPhone 6 dhe 6 Plus.

sams

ET News raporton më tej se Samsung planifikon një sasi prej 5 milionë pajisjesh të Galaxy -së së re, të ndarë në 3.3 milionë për S7 dhe 1.6 milion për S7 Edge në muajin shkurt. Por Wall Street Journal ka raportuar më herët se telefoni i ri do të publikohet në mars.  / Top Channel /

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM