Fushata për balotazhin, pritet fjalor më i ashpër politik ndërmjet kandidatëve

7:20 pm 12.11.17

 

Të hënën fillon fushata parazgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat mbahen më 19 nëntor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se janë bërë përgatitjet për balotazhin që do të mbahet të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Valmir Elezi, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.

“Në 19 komunat e Kosovës, ku do të mbahet raundi i dytë, janë 614 qendra të votimit, me gjithsej 1,777 vendvotime, të cilat do të hapen për këtë raund”, ka thënë Elezi.

Sipas analistëve politikë, gara më interesante pritet të zhvillohet në komunat më të mëdha, si Prishtina, Mitrovica, Gjakova, Ferizaj e Prizreni, por që dominion Prishtina.

Në anën tjetër, Albert Krasniqi, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se para fillimit të fushatës zyrtare, po vërehet një fjalor më i ashpër politik ndërmjet kandidatëve për kryetar komunash.

“Sidomos në debatet publike, të cilat po organizohen nëpër televizione, aty ka një gjuhë më të ashpër, po i shfrytëzojnë edhe konferencat për media për të bërë akuza ose kundërakuza në drejtim të kandidatëve të tyre”, thotë Krasniqi.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 9, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re, Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.

 

… lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM