Fundi i ‘Procesit të Berlinit’. Propozohet ‘Berlin Process Plus’

3:26 pm 04.01.18

 

Cikli i tanishëm i Procesit të Berlinit përfundon gjatë vitit 2018 me Samitin e Londrës që mbahet në muajin korrik.

Aty pritet të konfirmohet vazhdimësia e angazhimit të Britanisë së Madhe ndaj Ballkanit Perëndimor edhe pas finalizimit të Brexit.

Procesi i Berlinit, që nisi më 2014, është një nismë diplomatike e kancelares gjermane Angela Merkel që ofroi një platformë që synoi rigjallërimin e lidhjeve shumë-palëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik, e për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit.

Tani, Gjermania ka propozuar formulwn “Berlin Process Plus”, transmeton Top Channel.

Blloku i mëshon idesë së punës dhe rinisë së kualifikuar të këtyre vendeve, e cila po largohet drejt Shteteve të zhvilluara europiane, Amerikës e Kanadasë. Niveli i lartë i papunësisë në rajon, sidomos tek të rinjtë, e shqetëson Brukselin. Në Shqipëri, ai llogaritet të jetë 26.4 %.

Fluksi më i madh i një eksodi të tillë për vendin tonë, ishte në vitet 2014-2016 për shkak të mungesës së punës dhe përpjekjeve për një të ardhme më të mirë. Procesi i Berlinit tani shihet edhe si një mundësi për ta frenuar këtë fenomen.

Mendohet se krijimi i Zonës Ekonomike Rajonale, vendim që u mor në Samitin e Triestes, do të sjellë rritje ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës, duke kontribuar pozitivisht në pengimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit Perëndimor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM