Frontmeni i Kasabian, Tom Meighan, flet për betejën e tij me depresionin

1:24 pm 13.03.17

meighan

 

Tom Meighan, lideri i bendit Kasabian, ka folur hapur rreth një periudhe të vështirë në jetën e tij dhe për vitin 2016 që për atë ishtë një vit shumë i keq.

Duke folur për revistën Q Magazine, Meighan ka treguar për kohën e rëndë që ka kaluar gjatë 12 muajve të fundit, çka ishte rënduar pas vdekjes së një miku të tij dhe ndarjes nga e dashura.

“Jeta ime ndryshoi. Jam vetëm. Pasi humba veten time,” ka thënë Meighan për Q.

“Ne secilin aspekt, 2016 ishte një viti i madh për Serge, për Leicester Cityn, por jo për mua.” ka thënë këngëtari.

Kitaristi i bendit, Serge Pizzorno, kishte thënë më parë se 2016-ta ishte një nga vitet më të mira për të. Ndërkohë, gjatë atij viti klubi Leicester City, të cilin përkrahin anëtarët e bendit, u bë kampion.

“M’u desht të rregulloj kokën time. Sjelljen time. Gjërat që po bëja. Njerëzit me të cilët po shoqërohesha. Jo njerëz të këqij. Isha unë që isha i keq. Isha i paqartë. Isha shumë i palumtur, shumë ulët.” ka shpjeguar Meighan.

Duke folur për ndikimin e vdekjes së një prej shokëve të tij, Meighan tha: “Ndodhi në kulmin e jetës sime muzikore. Ndonjëherë jeta të kthehet keq dhe unë nuk u morra me të si duhet.”

“Po e përkeqësoja veten, nuk do të gënjej, mendja ime po dridhej. Mund të ketë qenë mbledhje e vite pas viteve. Nuk po merrja përgjegjësi dhe kjo ndikoi tek të gjithë rreth meje, e tmerrshme.”

Ai më pas shtoi: “Së fundmi pata një tragjedi. Një mik i madh më vdiq, disa javë më parë. Nuk do të futem në detaje. Jam mirë.”

“Kam qarë, qarë dhe qarë. Nuk është e drejtë.”

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM