Friday Night me Black Coffee dhe Martin Buttrich në Urban 103.5 FM

4:22 pm 09.06.17

 

Producenti më i shquar i muzikës elektronike nga kontinenti afrikan, Black Coffee, do t’ju zbavis sonte me një DJ Set nga ora 22:00 në Urban 103.5 FM.

Sikurse çdo të premte, edhe sonte për dy orë kemi përzgjedhur DJ Sets që hyrja në vikend të jetë sa më elektrizuese për ju.

Black Coffee ka më shumë se dy dekada në industrinë e muzikës elektronike dhe mban për vete shumë çmime të shquara, si ai ‘Breakthrough DJ Of The Year’ në vitin 2015.

Pas tij, nga ora 23:00, do të keni mundësinë të dëgjoni tinguj edhe nga një tjetër emër i madh i muzikës elektronike. Amerkiani Martin Buttrich shquhet për kombinimin e formave të ndryshme të muzikës. Ai gjithashtu është përgjegjës edhe për shumë remikse, përfshirë atë për Tori Amos që ishte nominuar për Grammy në vitin 2013.

 

Urban 103.5 FM
www.radiourbanfm.com

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM