Frank Carter & The Rattlesnakes – ‘Spray Paint Love’

1:19 pm 03.11.17

 

Frank Carter and the Rattlesnakes janë bërë bashkë me kompaninë Samsung në krijimin e videospotit për këngën ‘Spray Paint Love’.

Në videon e punuar nga Ross Cairns paraqitet Carter që këndon brenda hapësirës Hypercube të Samsung-ut.

Kështu, këngëtari vepron sikurse kishin bërë fansa të shumtë të festivaleve të cilët kishin inçizuar veten brenda hapsirës me paraqitje unike 360 shkallëshe.

Duke komentuar eksperiencën e vet, Carter tha se Samsung Hypercupe është një “hapsirë me mundësi të pafundme”.

Përpos kësaj, këngëtari ka bashkëpunuar me Samsung edhe për krijimin e një pjese të veçantë artistike për këngën ‘Spray Paint Love’ duke përdorur pajisjen Samsung Galaxy Note8.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM