Franca do të ndërtoj ‘mur xhami’ rreth Kullës Eiffel

3:14 pm 16.02.17

tower

 

Qeveria franceze do të ndërtoj një konstruksion të lartë rreth 2 metra e gjysëm, përbërë nga xham i padepërtueshëm, që do të rrethoj kullën e njohur Eiffel në Paris.

Ky vendim është marrë për të mbrojtur strukturën ikonë të kryeqytetit francez nga ndonjë sulm i mundshëm ndaj saj.

Por, jo të gjithë e pëlqejnë një ide të tillë. Shumë qytetarë të Parisit kanë kritikuar vendosjen e kësaj rrethoje prej xhami dhe mendojnë se do të prish estetikën e kësaj pjese të qytetit.

“Është çmenduri!” ka thënë Bernard Thiebaut, një inxhinjer i pensionuar që jeton në Paris. “Nuk është vetëm një barrierë fizike, është edhe filozofike dhe psikologjike.”

Ndërkohë, zëvendës-kryetari i Parisit, Jean-Francois Martins, e ka mbrojtur planin prej 20 milionë dollarësh të aprovuar gjatë muajit të kaluar nga Këshilli i Qytetit të Parisit.

“Rreziku nga terrori mbetet i lartë në Paris dhe në pjesët më të ndjeshme të tij, udhëhequr nga Kulla Eiffel, duhet të jetë objekt i masave speciale të sigurisë,” ka thënë Martins.

Kritikët e kësaj rrethoje prej xhami thonë se ky lloj muri, që pritet të filloj të ndërtohet gjatë vjeshtës, mund të cenoj industrinë e turizmit në kryeqytetin francez, derisa ajo vetëm është duke pësuar rënie pas disa sulmeve terroriste që u bënë gjatë viteve të fundit.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM