Fotografitë e Marubit fillojnë të shfaqen edhe si murale

2:38 pm 09.06.17

 

Një rrugë në Shkodër është pasuruar me një vepër artistike.

Edhe pse në shikim të parë, nga larg, mund të duket si ndonjë vepër e artistit britanik Banksy, në të vërtetë nuk është ashtu.

Dy të rinj shkodranë, vajza me gërsheta që i bien deri në fustanin e bardhë dhe djaloshi me një kostum me prerje të kohës, realizuar vite më parë nga Marubi mund ti shohësh në muret e një pallati, transmeton Gazeta Shqip.

“Street Art” (Arti i rrugës) i frymëzuar nga fotografitë e Marubit solli në ambjentet e muzeut një leksion interaktiv teoriko-multimedial me nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” Tiranë dhe Shkollës Artistike “Prenk Jakova” Shkodër, drejtuar nga artisti Ergin Zaloshnja, i cili u ndoq nga vendosja e fotografive me teknikën e sticker-art në disa zona të qendrës së qytetit.

Fotot e Marubit janë shpërndarë në qoshe të fshehura të qytetit ku është aplikuar kjo formë e artit të rrugës që përmes fotografisë, ngacmon kureshtjen e kalimitarit të përditshëm apo edhe të një vizitori duke u bërë kështu pjesë e imazhit të tij.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM