Fotografi nga vitet e para të bendit Nirvana

4:21 pm 07.01.18

 

Fotografi Michael Lavine ka folur për revistën DazedDigital për të treguar se si kishte realizuar një seri fotografish në vitet e para të bendit Nirvana, e më pas edhe gjatë kohës kur grupi filloi të marrë famën.

Gjatë verës së vitit 1990, një bend jo i njohur udhëtoi nga Seattle drejt New Yorkut për të mbajtur një koncert në skenën underground të punk muzikës.

Derisa ishin në qytetin e New Yorkut, anëtarët e bendit Nirvana u takuan me fotografin Michael Lavine, në studion e tij Bleecker Street, për të reaizuar një sesion me fotografi.

Grupi Nirvana, që përbëhej nga Kurt Cobain, Krist Novoselic dhe Chad Channing, kishin disa vite që po bënin muzikë por që ende nuk kishin arritur të bëjnë kërcimin drejt famës.

Siç tregojnë edhe fotografitë e bëra nga Lavine, ata ishin vetëm disa të rinj që po jetonin ashtu siç ata e mendonin.

Fotografitë e Lavine flasin për historinë e ngritjes dhe rënies, të parajsës dhe ferrit.

Për të shënuar atë që do të ishte ditëlindja e 50-të e frontmenit Kurt Cobain, Ono Arte Contemporanea në Bologna të Italisë prezanton Kurt Cobain 50: The Grunge Photographs of Michael Lavine, një përzgjedhje e fotografive të papublikuara më parë nga arkiva, dhe që janë të ekspozuara deri më 31 janar të këtij viti.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM