Fotografi nga Harlemi i viteve 1980-ta 

12:48 pm 18.12.17

Fotografitë e bëra nga Joseph Rodriguez kapën momentet që përbënin jetën nëpër hapësirat e komuniteteve në Harlemin Lindor, apo siç e quanin njerëzit me prejardhje latine, El Barrio.

Fotografitë e Rodriguez u realizuan pasi ai u përfshi në një projekt universitar bashkë me studentë të tjerë në ato vite kur po mundoheshin të mbronin ambientet dhe ndërtesat nëpër lagjet që kërcënoheshin nga gentrifikimi, transmeton BBC.

Nën kujdesin e kuratorit Fred Ritchin, studentët bënë fotografi bardhë e zi për t’i paraqitur në seancat gjyqësore duke treguar se si pronarët e tokave po lejonin shkatërrimin e banesave rezidenciale për t’i zëvendësuar ato me renovime të cilat më pas do t’u ofroheshin për qira banorëve të huaj të pasur.

Pas përfundimit të këtij projekti, Rodriguez vazhdoi të qëndroj me komunitetet në Harlemin Lindor, dhe kështu realizoi fotografi me ngjyra, duke kapur momente të ndryshme që sjellin, siç thotë Ritchin, “dhimbjen, krenarinë dhe aftësinë e ripërtrirjes, dhe ndjenjës se gjërat mund të bëhen më mirë.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM