Foto nga inçizimet e vazhdimit të filmit ‘Love Actually’

5:17 pm 05.03.17

Komedia britanike e vitit 2003, Love Actually, shumë shpejt do të ketë në ekrane edhe vazhdimësinë e saj.

Por, për gjithë fansat e këtij filmi, pjesa e dytë e tij nuk do të jetë në formatin e një filmi të gjatë por si një projekt më i shkurtër i cili do të ofrohet gjatë ditës humanitare të njohur në Britani si Red Nose Day.

Kështu, ky film i cili mund të cilësohet si një ‘Love Actually 2’ do të sjell përsëri në ekran shumicën e aktorëve nga filmi i parë mjaft i sukseshëm. Aty do të jenë: Hugh Grant, Martine McCutcheon, Keira Knightley, Andrew Lincoln, Colin Firth, Lucia Moniz, Liam Neeson, Thomas Brodie-Sangster, Olivia Olson, Bill Nighy, Marcus Brigstocke dhe Rowan Atkinson.

Në projektin e ri do të mungoj Emma Thompson, shkruan Independent. Burri i saj, Alan Rickman, ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar.

Regjisorja Emma Freud ka postuar disa foto në faqen e saj në Twitter dhe aty shihen pjesë nga inçizimet e këtij filmi, përfshirë aktorin Grant në rolin e kryeministrit.

 

love1

love2

love3

love4

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM