Forbes tregon kush janë më të pasurit në showbiz dhe zbavitje

5:17 pm 12.06.17

 

Revista Forbes ka publikuar listën më të re me emrat e njerëzve më të pasur nga industria e showbizit.

Në vendin e parë është producenti dhe reperi Sean Combs, i njohur edhe si Diddy, i cili gjatë vitit 2016 ka arkëtuar 102 milionë dollarë, duke u ngjitur në vendin e parë të listës nga vendi i 22-të që ishte më parë.

Mendohet se pasuria e Diddyt është shtuar pas turneut të tij të fundit në SHBA, nga marrëveshjet e tija të marketingut me një lloj të pijes vodka dhe nga suksesi i linjës së tij të veshjes, Sean John.

Në vendin e dytë dhe të tretë në listën e Forbes radhitet këngëtarja Beyonce, respektivisht në të tretin është autorja J.K. Rowling.

Të ardhurat e Beyoncet janë shtuar nga suksesi i albumit të saj të fundit, Lemonade, dhe më pas nga turneu i saj në promovim të këtij albumi. Ndërkohë, autorja J.K.Rowling përjetoi një rritje të jashtëzakonshme në shitje pas botimit të veprës Harry Potter and The Cursed Child dhe nga lëshimi nëpër kinema i filmit Fantastic Beasts and Where To Find Them.

Kjo është top 10 e listët së përpiluar nga Forbes:

  1. Sean ‘Diddy’ Combs – $130m (£102m)
  2. Beyonce – $105m (£82.7m)
  3. JK Rowling – $95m (£74.8m)
  4. Drake – $94m (£74.06m)
  5. Cristiano Ronaldo – $93m (£73.2m)
  6. The Weeknd – $92m (£72.45m)
  7. Howard Stern – $90m (£70.86m)
  8. Coldplay – $88m (£69.33m)
  9. James Patterson – $87m (£68.53m)
  10. LeBron James – $86m (£67.8m)

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM