FMN kundër ligjit aktual për kompensimin e mësuesve

1:42 pm 06.06.18

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar parasheh rreziqe fiskale dhe këshillon që të mos procedohet tutje ligji aktual për kompensimin e punëtorëve të arsimit që kanë punuar gjatë viteve 1990-ta.

Qeveria e Kosovës e ka proceduar për në Kuvend, projektligjin për Statusin e Punëtorëve në Arsim të viteve të 90-ta, pas një presioni të madh nga sindikatat e arsimit pasi në të kundërtën të njëjtat kanë përmendur organizimin e grevave afatgjate.

Parlamenti e ka votuar këtë ligj në parim.

“Rreziqet fiskale janë rritur. Sa i përket kësaj, FMN këshillon që mos të procedohet tutje me ligjin aktual për kompensimin e mësuesve, duke marrë parasysh koston direkte dhe indirekte që pritet ta rëndojë buxhetin për shumë vjet”, ka thënë Stephanie Eble nga FMN në një komunikatë për shtyp, transmeton Gazeta Zëri.

Sipas Institutit për Studime të Avancuar [GAP] ky ligj përfshin të gjithë punëtorët e arsimit të viteve 90-ta, madje edhe ata që kanë kontribuar në sistemin arsimor vetëm një vit.

GAP thotë se kostoja e ligjit për 2019-20 pritet të jetë rreth 30.4 milionë euro, apo për 16.1 milionë euro (114%) më e lartë se sa kalkulimet që i ka bërë Ministria e Financave për të njëjtën periudhë.

Sipas FMN-së, rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2018 pritet të jetë rreth 4 për qind.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM