Florence + The Machine po i rikthehen festivaleve të mëdha

2:42 pm 14.11.17

 

Florence + The Machine janë konfirmuar se do të jenë pjesë e festivalit gjerman Melt për edicionin e vitit 2018.

Kjo shënon rikthimin e bendit në performanca të mëdha pasi gjatë vitit 2017 grupi kishte pushuar disi dhe ishte parë vetëm në disa koncerte të vogla.

Pas albumit që nxorri në vitin 2015, ‘How Big, How Blue, How Beautiful’, Florence Welch me bendin e saj u bënë pjesë e festivaleve të mëdha, si Glastonbury, dhe më pas edhe në vitin 2016, përfshirë festivalin British Summer.

Tani, është konfirmuar se Florence + The Machine do të performojnë në Melt Festival që mbahet nga 13-15 korriku i vitit të ardhshëm në Ferropolis në Gjermani.

Fansat e bendit vazhdojnë të presin lajme rreth festivaleve të tjera ku Florence + The Machine do të konfirmohet gjatë muajve në vazhdim, dhe gjithashtu priten lajme edhe rreth publikimit të këngëve apo albumit të ri.

Duke folur për Telegraph, rreth albumit të ri, këngëtarja Florence Welch kishte treguar gjatë këtij viti se në albumin e ri ajo do të eksploroj “vrimën e zezë” në të cilën ra përmes alkoholit dhe përmbysjen pas ndarjes nga i dashuri James Nesbitt në vitin 2014.

“Jam më e lumtur tani, më e përmbushur, por kurrë nuk do të jem e rregulluar, kurrë,” ka thënë ajo.

“Nuk mendoj se funksionon ashtu. Shumë gjëra pothuajse funksiononin për mua: ndjenjat pothuajse funksionuan, poashtu të qenit e famshme dhe e suksesshme, dhe lidhja pothuajse funksionoi… por kjo nuk do të mbaj. Këto janë gjëra të përkohshme. Pa dallim, është të punuarit se si të ndjehesh OK.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM