Florence + The Machine debuton këngën e re misterioze

12:15 pm 14.01.19

Florence + The Machine ka paralajmëruar një këngë të re misterioze në turne në Australi.

Florence Welch nuk e prezantoi këngën e re gjatë shfaqjes së grupit në “RAC Arena” të Perthit në natën e parë të turneut të tyre australian, por ishte e listuar në listën e këngëve si ‘Moderation’.

‘Moderation’ është dukshëm ndryshe nga Florence + The the Machine të zakonshëm. Bazohet në një intro të zymtë të programuar të daulles, dhe kënga tre minutëshe ndërtohet në një himn kitarësh agresive.

‘Moderation’ është kënga e parë e re e Florence + The Machine që nga lëshimi i albumit të tyre të katërt ‘High As Hope’ qershorin e kaluar. Albumi u nominua për albumin më të mirë në ceremoninë e e Brit Awards 2019, e poashtu u nominuan edhe në kategorinë ‘Best Female.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM