Flet gruaja e Chris Cornell. Tregon një detaj interesant para vdekjes së këngëtarit

6:31 pm 28.06.17

 

Gruaja e Chris Cornell, vokalistit të Soundgarden i cili bëri vetëvrasje më 18 maj të këtij viti, ka folur për herë të parë pas vdekjes së burrit të saj.

Në një intervistë për revistën People, Vicky Cornell ka folir rreth ndodhive para se Cornell të bëjë vetëvrasje. Ajo edhe njëherë ka lënë fajtorë ilaqet e marra me recetë të cilat, sipas saj, kanë ndikuar në mendjen e këngëtarit para se ai të bëjë veprimin e  fundit.

“Ai nuk ka dashur të vdes,” është shpehur znj. Cornell.

“Nëse do ta kishte mendjen e kthjellët, e di se ai nuk do ta bënte këtë.”

Ajo tha se burri i saj nuk ka qenë në depresion ditëve para vdekjes, por ajo e ka pranuar se nuk ka arritur të shoh “shenjat e varësisë,” edhe pse ende nuk janë të qarta detajet rreth vdekjes së tij dhe nën ndikimin e cilave droga kishte qenë këngëtari në natën fatale.

Menjëherë pas vdekjes së burrit të saj, Vicky kishte fajësuar ilaçin Ativan që është kundër ankthit, për çka ajo beson se ka ndikuar shumë në ndryshimin e gjendjes emocionale të burrit të saj, menjëherë pasi ai kishte mabjtur koncert në Detroit me bendin e tij Soundgarden.

Një prej efekteve të rralla anësore të ilaçit Ativan janë mendimet vetëvrasëse, transmeton Rolling Stone.

Vicky Cornell ka treguar edhe një detaj interesant. Gjatë orëve të fundit të jetës së tij, nga dhoma e hotelit në Detroit, përmes një aplikacioni në telefonin e tij Chris Cornell kishte ndezur dhe ndalur dritat në shtëpinë  e tij në Los Angeles. Kjo e kishte zgjuar nga gjumi gruan e tij, Vicky.

“Kjo ishte shenjë se diçka po fikej,” është shprehur Vicky për revistën People. Pas kësaj, ajo kishte biseduar me burrin e saj që fliste “përçart” dhe që tregohej “paracaktues”, derisa ajo e kishte pyetur, “Duhet të më tregosh se çka ke marrë.”

Shpejt pas vdekjes së Cornell, hetuesi mjekësor kishte ardhur në përfundim se bëhej fjalë për vetëvrasje dhe se ilaçet nuk kishin kontribuar në vdekjen e tij, edhe pse lloje të ndryshme të drogave ishin gjetur në kohën e vdekjes së tij.

Por, Vicky vazhdon të mos pajtohet me këtë. Ajo thotë se “varësia është një sëmundje”.

“Kjo sëmundje mund të të pushtoj dhe ka fuqi të plotë.” tha ajo për People, duke shtuar se do të përkushtohet “të bëjë çdo gjë në fuqinë time që të sigurohem se fëmijët e tjerë nuk do të qajnë ashtu si kanë bërë të mitë.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM