Fituesi i Nobel-it për letërsi tregohet këtë të enjte

12:17 pm 02.10.17

 

Akademia Suedeze ka bërë me dije sot se fituesi i Çmimit Nobel për letërsi, për vitin 2017, do të zbulohet këtë të enjte, 5 tetor, në ora 13:00.

Pas dhënies vitin e kaluar të këtij çmimi për këngëtarin Bob Dylan, njohësit mendojnë se këtë vit anëtarët e Akademisë do të japin një zgjedhje më konservative.

“Nuk duhet të presim diçka sensacionale,” ka parashikuar Clemens Poellinger, kritik letrar për të përditshmen suedeze Svenska Dagbladet.

Pak a shumë janë emra të njëjtë të shkrimtarëve që sillen nëpër parashikimet, pothuajse vit pas viti.

Në mesin e tyre janë Haruki Murakami nga Japonia, Amos Oz dhe David Grossman nga Izraeli, Ismail Kadare nga Shqipëria, Adonis nga Siria, Ngugi wa Thiong’o nga Kenya, Margaret Atwood nga Kanada dhe Claudio Magris nga Italia.

Një emër i ri për të cilin është folur këtë vit është edhe novelisti kinez Yan Lianke.

Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi do të fitoj nëntë milionë krona suedeze (rreth 973,000 eruo).

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM