Fituesi i Eurovisionit gjendet nën kujdes intensiv

6:14 pm 25.09.17

 

Fituesi i edicionit të sivjetëm të Eurovisionit, portugezi Salvador Sobral raportohet të jetë nën kujdesin intensiv në një spital në Lisbonë.

Sobral i solli Portugalisë për herë të parë triumfin në garën e Eurovisionit, duke mbledhur 758 pikë me këngën e tij ‘Amar Pelos Dois’.

Gazeta spanjolle El Mundo raporton se Sobral, 27 vjeçar, gjendet nën kujdesin intensiv duke pritur operacionin për transplantin e zemrës.

Këngëtari vuan nga një gjendje serioze e zemrës dhe më herët kishte njoftuar se do të pushoj për një kohë nga muzika për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

“Më nuk është sekret që shëndeti im është i njdeshëm,” kishte thënë Sobral. “Kam një problem. Fatkeqësisht, koha ka ardhur që t’i dorëzoj trupin tim shkencës dhe kështu të largoj veten nga jeta e koncerteve dhe muzikës në përgjithësi.”

Një mjek i ka thënë gazetës spanjolle se këngëtari “gjendet në duar shumë të mria” dhe se ai “si çdo pacient tjetër, është nën mëshirën e listës së pacientëve që presin për dhurimin e një organi.”

“Është rast që pret për vdekjen e dikujt dhe varet nga numri i pacientëve që janë më përpara se ai në listë.” ka thënë ky mjek që ka preferuar të mbetet anonim.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM