Fisi indian i detyroi femrat që të mbajnë unaza të hundës për ti shpëtuar nga kidnapimi

1:51 pm 06.02.19

Image result for apatani tribe
Këto fotografi interesante tregojnë anëtaret e fundit femra të një fisi indian, të cilat u detyruan të vendosnin unaza të mëdha në hundët e tyre dhe të mbusheshin me tatuazhe që të shëmtohen, në mënyrë që të mos kidnapohen nga fiset tjera.

Image result for apatani tribe

Apatanët, apo Tanisët, siç e quajnë veten, thuhet se origjinën e tyre e kanë nga një fis migrues në Plateau Pradesh, Indi. Ata janë të njohur për aftësitë e tyre bujqësore dhe kanë një traditë për të mos mbajtur shënime të shkruara, mirëpo historitë gojore të grupit janë konvertuar në tregime popullore gjatë viteve dhe kaluan nga një brez në tjetrin.

Image result for apatani tribe

Sipas folklorit Apatan, gratë e tyre ishin të njohura në rajon për bukurinë e tyre dhe kështu fisi ishte sulmuar shpesh nga fiset fqinje, që i rrëmbenin gratë dhe nuk i kthenin kurrë. Në një përpjekje  për t’i mbrojtur vajzat e fisit, pleqtë e fisit thuhet se urdhëruan  të gjitha gratë, të reja dhe të moshuara, të  bënin tatuazhe në fytyrë dhe ti mbyllin hundët në mënyrë që të prishin pamjen e tyre./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM