Filmi ‘Unwanted’ hap sot edicionin e nëntë të PriFest 

4:25 pm 12.07.17

 

Nga 13-20 korrik mbahet edicioni i nëntë i Prishtina International Film Festival (PriFest).

Filmi i cili bënë hapjen zyrtare të këtij edicioni është ‘Unwanted’ nga Edon Rizvanolli. Ky film është pjesë e kompeticionit në programin kryesor të filmit në PriFest, në programin e quajtur ‘Honey and Blood’.

Kjo do të jetë një premierë ndërkombëtare e këtij filmi i cili është një bashkë-produksion në mes të Kosovës dhe Holandës.

Gjatë së enjtes (13 korrik) filmi do të shfaqet në dy hapësira në të njëjtën kohë: në Teatrin Kombëtar dhe në Kinemanë Open Air në sheshin Zahir Pajaziti.

Gjatë gjithë këtyre ditëve sa do të zgjas PriFest, shikuesit do të kenë mundësi të shohin gjithsej 76 filma të cilët do të shfaqen nëpër pjesë të ndryshme të qytetit të Prishtinës, si në Teatrin Kombëtar, në sheshin Zahir Pajaziti, në kinemanë ABC dhe në kinemanë tjetër të hapur në Amfiteatrin e Muzeut Kombëtar.

Për më shumë detaje rreth programit dhe për çmimin e biletave mund të informoheni përmes webfaqes www.prifest.org.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM