Filmi ‘Home’ shpërblehet si filmi më i mirë shqiptar

11:15 am 13.11.17

 

Dy filma të bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës janë shpërblyer me çmime nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë.

Për skenarin më të mirë është shpallur fitues filmi T’padashtun me regji të Edon Rizvanollit. Ndërsa, filmi Home me regji të More Raçës u shpall filmi më i mirë shqiptar i edicionit të pesëmbëdhjetë të TIFF-së.

Fituesi kryesor i ceremonisë së mbajtur të shtunën mbrëma doli filmi Glory, një bashkëprodhim greko-bullgar i realizuar me regji të Kristina Frozevas dhe Petar Valchanovit, transmeton Koha.net.

Filmi shtjellon një dramë sociale e realiste që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo-urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare.

Përveç trofeut të çmimit kryesor të festivalit, Glory – i ndarë nga juria në përbërje të Denis Cote nga Kanadaja e Dritan Huqit nga Shqipëria – mori edhe çmimin e jurisë së medias në mbrëmjen finale të festivalit që u mbajt në kinemanë “Agimi”. Për nëntë ditë me radhë, në kuadër të “TIFF-së” adhuruesit e filmit kanë pasur mundësi t’i shihnin mbi 250 filma nga e gjithë bota.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM