Filmi ‘Home’ fiton çmim edhe në “Cannes Lions”

9:37 am 23.06.17

 

Filmi kosovaro-britanik, fitues i  çmimit prestigjioz BAFTA, këto ditë është shpërblyer edhe me një tjetër çmim të njohur.

Gjatë ditëve që po mbahet edicioni i 64-të i festivalit ‘Cannes Lions’, filmi është shpërblyer me çmimin më të mirë në katergorinë Entertainment, në nënkategorinë ‘Kinema dhe teatralitet: filma fiksionë”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve në kategorinë “Entertainment” u mbajt të mërkurën mbrëma.

“Fitimi i trofeut në këtë festival konsiderohet si një prej nderimeve më të mëdha në industri dhe shpesh është faktor në ndryshimin e karrierës”, thuhet në përshkrimin e këtij çmimi, transmeton Koha.net.

Ky film me regji të filmbërësit të njohur britanik Daniel Mulloy, nisi si ide për kampanjë në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM