Fillon seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare

11:53 am 14.08.17

 

Në Universitetin e Prishtinës është hapur seminari i 36-të për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën shqiptare.

Me këtë rast ishin të pranishëm përfaqësues universitarë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës.

“Ju ftojmë ta mësoni letërsinë shqipe dhe ta mësoni kulturën shqipe” ka thënë drejtori i seminarit, Rrahman Paçarizi, transmeton Koha.net.

Paçarizi është shprehur se fatkeqësisht nuk ka kapacitet për të përmbushur kërkesat e gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e programit.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM