Fija e argjendtë që lidh Ballkanin

5:30 pm 06.07.17

 

Shkrimtarja Elisabeth Gowing ka prezantuar librin e saj më të ri, “Fija e Argjendtë, një rrugëtim në zejtarinë ballkanike”,  ku nëpërmes punës së filigranit përshkruhen njerëzit në territoret e Ballkanit.

“Praktikisht në secilin vend që kam shkuar njerëzit kanë thënë që ‘babai im ka punuar, po unë jo’. Është si të kapësh diçka që është duke ikur”, tha Gowing, transmeton Top Channel.

Kjo fije e argjendtë e saj përshkruan historinë e Ballkanit. Që nga lukset e vezirëve të Stambollit e deri tek shfaqja e filigranit në malësitë shqiptare. Si Edithi, ajo udhëtoi dhe gjeti këta njerëz që jetojnë nga nxjerrja e argjendit, e deri tek gratë kurajoze që punojnë mrekulli të brishta e delikate me materiale të forta për të siguruar pavarësinë e tyre.

Gowing ka theks të dukshëm prej Kosove pas një kohe të gjatë pune aty. Në 2016 ajo është vlerësuar nga presidentja Atifete Jahjaga me çmimin “Nënë Tereza” për punë humanitare dhe në 2017 nga Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May, me çmimin “Point Of Light” për vullnetarizmin.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM