Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë pranohet si konkurent kualifikues për çmimet Oscar

4:39 pm 28.12.17

 

Tirana International Film Festival ka njoftuar se zyrtarisht është miratuar “si një nga festivalet kualifikuese në konkurimin zyrtar të Oscar Academy Awards, e cila është një mundësi e jashtëzakonshme për kineastët pjesëmarrës dhe fituesit e ardhshëm të Çmimit Best Short Film”.

Akademia “Oscar” ka përzgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë – TIFF, si një nga festivalet zyrtare te Akademisë që ka atributin e nominimit për ‘Oscar’ për Çmimin e filmit të shkurtër, transmeton Gazeta Shqip.

Drejtori i këtij festivali Agron Domi, i cili sapo ka shpallur hapjen e aplikimeve për edicionin e 16-të të TIFF përveç entuziazmit për këtë lajm vlerëson potencialet që hapen për kineastet.

“Nuk është një lajm që thjesht gëzon festivalin në aspektin kualitativ, por është një avantazh i madh për rajonin, për Ballkanin, Shqipërinë dhe Kosovën, apo filmat që vijnë në shqip.

Kjo është një mundësi për të penetruar në nominimet ‘Oskar’ që është një mundësi e madhe njohjeje promocioni jo vetëm të autorit, apo autorëve, por edhe vendit nga vjen” thekson Agron Domi, Drejtor i festivalit TIFF.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM