Festivali i Kanës ndalon selfiet dhe filmat e Netflix

3:15 pm 28.03.18

 

Festivali i Filmit në Kanë ka ndaluar filmat e kompanisë Netflix dhe fotografitë selfie.

Gjatë edicionit të vitit të kaluar, filmat Okja dhe The Meyerowitz Stories, krijuar nga Netflix, u shfaqën dhe garuan për çmimin Palme d’Or, por filmi Okja u fishkëllye nga audienca gjatë premierës.

Kryetari i festivalit, Theirry Fremaux, ka thënë për Le Film Francais se përkundër vendimit ndalues megjithatë filmat e Netflix, dhe kompanive të tjera që operojnë në platformat online, do të lejohen të shfaqen por që nuk do të jenë pjesë e programit garues.

“Vitin e kaluar, kur zgjodhëm këta dy filma, mendoja se do të bindja Netflix-in që t’i lëshoj nëpër kinema. Unë këmbëngulja, ata refuzuan,” ka thënë Fremaux.

Kështu, festivali ka ndryshuar rregullat dhe kërkon që secili film që garon në festival të ketë edhe shfaqjet e tij nëpër kinematë e vendit.

“Duhet të marrim në konsideratë ekzistimin e këtyre akterëve të ri të fuqishëm: Amazon, Netflix dhe shpejt ndoshta Apple.” ka thënë Fremaux duke kërkuar mirëkuptim se mënyra e tyre e funksionimit është e kundërta e asaj që praktikon festivali.

Fremaux ka hedhur poshtë krahasimet e mundshme të serialeve televizive, krijuar nga kompanitë që operojnë në internet, me shfaqjen e filmave në formën tradicionale.

“Kinemaja triumfon çdokund, madje edhe në këtë kohë të artë të serialeve,” ka thënë ai. “Historia e kinemasë dhe ajo e internetit janë dy gjëra të ndryshme.”

Përveç ndalimit në kompeticion të filmave të Netflix, festivali i Kanës ka ndaluar edhe bërjen e fotografive selfie gjatë paraqitejeve në tepihun e kuq, duke thënë se fansat që bënin fotografi me yjet e filmit krijonin një “rrëmujë”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM