Fergie këndon katastrofë himnin kombëtar në ndeshjen NBA All-Star

3:19 pm 19.02.18

 

Këndimi i Himnit Kombëtar nga këngëtarja amerikane Fergie, në ndeshjen NBA All-Star Game, ka nxitur reagime të ashpra nëpër rrjetet sociale.

Gjatë natës së dielë, para se të fillonte takimi, ish-këngëtarja e Black Eyed Peas këndoi pjesën ‘The Star-Spangled Banner’, derisa shihet edhe në video se si shumë nga lojtarët e pranishëm nuk tregojnë se janë duke e dëgjuar me seriozitet këtë verzion të himnit që po e këndonte Fergie.

Ndryshimet e zërit, dhe mënyra se si këngëtarja kishte vendosur ta ekzekutoj himnin, nxitën reagime edhe nëpër rrjetet sociale.

 

 

Madje, Associated Press raportoi se disa nga basketbollistët e pranishëm në sallë, përfshirë Draymond Green, e kishin të pamundur të ndalnin të qeshurën me atë që po ndodhte.

 

 

Gjithashtu, siç raporton Rolling Stone, rrjetet sociale u vërshuan nga postimet ku ekzekutimi i Fergiet krahasohej me ironi me performancën e Marilyn Monroe kur dikur këndonte ‘Happy Birthday, Mr. President’.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM