Fëmijët i urojnë ditëlindjen Beckhamit  (foto)

6:18 pm 03.05.17

 

Ditën e djeshme ish-futbollisti britanik David Beckham festoi ditëlindjen e tij të 42-të në atmosferën familjare.

Bashkëshortja Victoria dhe fëmijët e tij organizuan një festë të vogël në shtëpinë e tyre, ku përveç ushqimeve mbizotëruan ëmbëlsirat me çokollatë , dhjetëra tullumbace dhe lojëra qesharake, transmeton Top Channel.

Secili nga anëtarët e familjes kanë ndarë këtë ditë të veçantë edhe me ndjekësit e tyre ne rrjete sociale, ku më së shumti kanë shprehur dashurinë pa kushte që kanë kundrejt David.

Në festën e tyre të vogël të gjithë u siguruan që David të ndihej si një “mbret” dhe nga gëzimi që shfaqet në sytë e tij ata ja kanë arritur këtij qëllimi.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM