Fansat krijojnë videospot për këngën ‘One More Light’ të Linkin Park  (video)

6:08 pm 03.10.17

 

Linkin Park kanë shpërndarë një videospot për këngën ‘One More Light’, punuar nga fansat e bendit.

Kënga është nga albumi i shtatë i bendit dhe është singli i tretë që  u nxorr pas këngëve ‘Heavy’ dhe ‘Talking To Myself’.

Në videon e punuar nga fansat e bendit, që njihen si LP Street Soldiers, kanë marrë pjesë 33 fansa të cilët në mënyra të ndryshme kanë kontribuar në krijimin e kësaj videoje e cila tani është bërë zyrtare për këtë këngë.

Më vonë gjatë këtij muaji, në Los Angeles do të mbahet një koncert në kujtim të frontmenit Chester Bennington, i cili vdiq gjatë muajit korrik.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM