Fansat futen në skenë gjatë koncertit që nisi turneun e Nick Cave and The Bad Seeds (video)

10:29 am 25.09.17

 

Nick Cave and The Bad Seeds e filluan mbrëmë turneun e tyre në Britani përmes koncertit në Bournemouth BIC.

Pas vdekjes tragjike të djalit të tij, Cave nuk bëri koncerte për tre vite derisa më herët gjatë këtij viti iu khye skenës me grupin e tij.

Gjatë javëve në vazhdim bendi do te ketë koncerte në Britani duke kulmuar me koncertin në The O2 në Londër. Më pas, bendi do të ketë edhe disa koncerte nëpër vende të kontinentit evropian, ku do të jenë edhe në Beograd më 28 tetor.

Më poshtë shikoni dy video nga koncerti në Bournemouth, ku në njërën shihet se si fansat ftohen të bëhen pjesë e performancës në skenë për këngën ‘Stagger Lee’.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM