Fansat e ‘Black Panther’ të zemëruar pasi filmi nuk fitoi asnjë çmim në Golden Globes 2019

2:22 pm 07.01.19

Fansat e Black Panther  kanë reaguar me zemërim pasi filmi i Marvel nuk arriti të fitonte asnjë çmim të vetëm në Golden Globes. Bohemian Rhapsodi doli triumfues në atë kategori ku Black Panther ishte nominuar. Gjithashtu humbi edhe në nominimet për këngën më të mirë origjinale me Kendrick Lamar dhe SZA “All The Stars”.

Megjithatë, mungesa e çmimeve nuk u kalua pa u vënë re nga fansat e Marvel – që e shprehën zemërimin e tyre  në internet. Një fans shkroi: “Nuk mund të besoj që sapo u ula para televizorit për 3 orë dhe 20 minuta për të parë Black Panther duke humbur në të gjitha kategoritë e saj”.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM